Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë në anë të rrugës një person në Elbasan


Foto ilustruese

Gjendet një person i pajetë në lagjen ”5 Maji” në qytetin e Elbasanit. 

Viktima u gjet në anë të rrugës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në fillim u tha se kishte dyshime se qytetari mund të jetë përplasur nga ndonjë automjet. Megjithatë policia më pas tha se qytetari mund të kishte pësuar arrest kardiak.

“Në lagjen ‘5 Maji’, Elbasan, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi R.S., 50 vjeç, nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga një arrest kardiak.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.” – njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *