Vendosni fjalën kyçe....

Gratë naftëtare 2 javë në grevë, naftëtari thirrje Kuvendit: Lini Kodin Zgjedhor, merruni me ne


Sot naftëtaret e Ballshit kanë hyrë në ditën e 14-të të grevës së urisë, ndërsa kanë shkuar në mbështetje të tyre edhe naftëtarë të Kuçovës.

Gratë naftëtare thonë se nuk do dorëzohen derisa të marrin pagat që u takojnë.

”Ne po kërkojmë djersën tonë dhe jo lëmoshë. Kryeministri ta harrojë që dalim nga greva pa marrë lekët.
Në datë 2 nëntor fillojnë shkollat e larta dhe nuk kemi me çfarë t’i dergojmë fëmijët, do t’i mbajmë në shtëpi. Duam zgjidhje sa më shpejte, por nuk dorëzohemi.”- tha një nga naftëtaret.

Gjendja shëndetësore e grave në grevë sa vjen e përkeqësohet, ndërsa presin ilaçe nga fëmijët që i kanë jashtë.

Një prej naftëtarëve i ka bërë një thirrje Kuvendit që të lënë më njanë debatet për Kodin Zgjedhor por të fokusohen në problemin e tyre.

”Lini mënjanë Kodin Zgjedhor, diskutoni në seancë për naftëtarët dhe problemet e tyre. Nuk kemi marrë dot leje për tubim për shkak dhe të pandemisë, por greva dhe protesta vazhdojnë.”- tha një nga naftëtarët në protestë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *