Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi nga Fieri: Zhvillimi ekonomik nuk ka flamur partie


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është ndaluar ditën e sotme në Fier ku ka zhvilluar një takim me mbështetës të saj dhe ka folur për problematikat që qytetarët kanë.

Kryemadhi tha se zhvillimi ekonomik nuk ka flamuj partiakë dhe politika e ka për detyrë të japë mundësitë.

Na keni votuar për të qenë ne pjesë e politikës. Dhe gjëja më e paktë që duhet të bëjmë ne për ju kush është t’u krijojmë mundësinë e zhvillimit. Dhe mundësia e zhvillimit, ne kemi një eksperiencë para disa kohësh po flisja me Viktorin dhe më thonte që  për të vendosur dy varka për turizmin, për të krijuar një mundësi që njerëzit të kenë një drekë të këndshme me familjet e tyre. Nuk ma lanë asnjëherë mundësinë për ta bërë dhe nuk më lejuan asnjëherë për ta bërë një gjë të tillë. Pse? Sepse i shikonin gjërat me syrin politik. Gjërat nuk shikohen me syrin politik. Gjërat nuk shikohen me syrin politik.

Zhvillimi  ekonomik nuk ka flamur partie. Krijimi i vendeve të punës, nuk ka flamur partie. Të kesh infrastrukturën, me energji, me dritat me ujin, nuk ka flamur partie sepse unë nuk di që të ketë një socialist apo demokrat apo LSI-st që të thotë nuk ia dua as dritat, as ujin , as punën, as rrugë, por përkundrazi, të gjithë bëhemi bashkë  pavarësisht bindjeve tona politike, pavarësisht seksit që kemi apo pavarësisht edhe zonave nga të cilat vijmë. Çfarë duam? Duam që të jetojmë të qetë me familjet tona, me fëmijët tanë. Secili nga ne do që të shikojë fëmijët e vetë që i rriten, i martohen, bëhen me fëmijë . pra ky  është një cikël edhe biologjik, edhe njerëzor, që të gjithë e kanë kaluar dhe ne duam ta kalojmë. Por duam ta kalojmë me një qetësi dhe paqe familjare për të cilën ne kemi sot më shumë nevojë.

Ajo që dua të theksoj dhe që është shumë e rëndësishme sot, në fakt bashkë me Kejdin kemi shëtitur në shumë Komuna dhe fshatra të Fierit, por edhe në qytete, në lagjet e brendshme te qytetit të Fierit. Dhe një nga problemet  më të mëdha që kanë sot njerëzit  nuk janë flamujt politikë, përkundrazi ndonjëherë flamujt politikë i bezdisin”-deklaroi Kryemadhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *