Vendosni fjalën kyçe....

Merkel kërkon të mbyllë lokalet, palestrat e restorantet – Sot merret vendimi


Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkon që kryeministrat e shtetit të bien dakord këtë të mërkurë që të mbyllin të gjitha restorantet dhe baret nga data 4 nëntor, në një përpjekje për të frenuar koronavirusin. Por do të mbajë të hapura shkollat dhe çerdhet thuhet në një projekt-rezolutë që Reuters pretendon se e ka parë.

Nëse kjo projekt-rezolutë miratohet, njerëzit do të jenë në gjendje të dalin në publik vetëm me anëtarët e familjes së tyre dhe një familje tjetër.

Për qytetarët që shkelin rregullin parashikon ndëshkime, por nuk jepen detaje të mëtejshme.

Projekt-rezoluta thotë se një rritje eksponenciale e infeksioneve në pothuajse të gjitha rajonet e Gjermanisë do të thoshte që shumë autoritete lokale shëndetësore nuk mund të gjurmonin të gjitha infeksionet, kështu që ishte e nevojshme të zvogëlohej ndjeshëm kontakti midis njerëzve me shpresën se nuk do kërkohen kufizime të gjera gjatë Krishtlindjeve.

Nëse udhëheqësit e 16 landeve të Gjermanisë bien dakord për draftin gjatë konferencës që mbahet sot, do të mbyllen të gjitha: palestrat, diskotekat, kinematë, teatrot dhe vendet e koncerteve.

Dyqanet do të lejohen të qëndrojnë të hapura nëse zbatojnë masat higjienike dhe kufizojnë numrin e klientëve, ndërsa restorantet do të lejohen vetëm të ofrojnë ushqime me vete.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *