Vendosni fjalën kyçe....

Meta pret ambasadoren franceze: Shumica prishi në mënyrë të njëanshme reformën zgjedhore


Presidenti Meta ka pritur në një takim ambasadoren e re të Francës, Elisabeth Barsacq, e cila i paraqiti atij Letrat Kredenciale.

Kreu i shtetit vlerësoi ndihmën e Parisit për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira tradicionale dhe politike me Francën dhe e falënderova për mbështetjen e pakursyer e të sinqertë të dhënë në avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Theksova se vendimi politik i Këshillit Europian i marsit për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një mundësi historike për përparimin drejt Bashkimit Europian.” – shkruan Meta.

Më tej presidenti thekson se Shqipëria është ende shumë larg përmbushjes së kushteve që kërkohen për të marrë pjesë në Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Meta i tha ambasadores se reforma zgjedhore, që është kushti i parë kyç u prish në mënyrë të njëanshme nga shumica qeverisëse.

“Vura në dukje se, fatkeqësisht, Shqipëria është ende shumë larg përmbushjes së kushteve që kërkohen për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, pasi kushti i parë kyç, reforma zgjedhore konsensuale, që do duhet t’i paraprijë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, u prish në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca me ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor. Inkurajova rritjen e investimeve franceze në Shqipëri dhe, në këtë kuadër, shpreha besimin se hyrja në fuqi e Marrëveshjes me Agjencinë Franceze të Zhvillimit (AFD), do t’i japë një shtysë të rëndësishme projekteve zhvillimore në vendin tonë.” – mbyll Meta postimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *