Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Jashtëm gjerman: Me Maqedoninë e Veriut zhvillojmë konferencën brenda vitit, me Shqipërinë nëse piqen kushtet


Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas ka deklaruar në konferencën me temë “Të rinjtë, migracioni dhe sfida demografike në Ballkanin Perëndimor” se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk do kenë të njëjtën rrugë për procesin e integrimit në BE.

Ai tha se për Maqedoninë e Veriut plani është që të zhvillohet Konferenca e Parë e Anëtarësimit para mbylljes së presidencës gjermane.

Për Shqipërinë ai tha se nëse kushtet do lejojnë do zhvillohet edhe me Shqipërinë.

Ne hapëm dyert për bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi në plan që Konferencën e Parë të Anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut ta mbajmë para mbylljes së Presidencës Gjermane. Dhe, nëse kushtet do ta lejojnë, edhe me Shqipërinë”-deklaroi ministri i Jashtëm i Gjermanisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *