Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Jashtme: Detyrim humanitar kthimi i të tjerë personave nga Siria të pa përfshirë në akte kriminale apo terroriste


Pas riatdhesimit të 3 fëmijëve dhe një gruaje nga Siria, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se do të vijojë kthimi i fëmijëve dhe i personave të tjerë në vend, të pa përfshirë në akte kriminale apo terroriste.

Përmes një njoftimi për mediat, ky dikaster e konsideron këtë një detyrim humanitar si dhe një kontribut në luftën kundër terrorizmit.

“Më datën 27.10.2020 përfundoi me sukses të plotë operacioni i riatdhesimit të pesë qytetarëve shqiptarë nga Siria verilindore, prej të cilëve katër fëmijë dhe një grua me probleme të theksuara shëndetësore.
Finalizimi i këtij operacioni të rëndësishëm humanitar u bë i mundur falë bashkëpunimit, profesional e serioz si dhe mbështetjes së pakursyer të autoriteteve Libanit, Sirisë dhe atyre Administratës Autonome të Sirisë Veriore dhe Lindore.
Qeveria e Republikës së Shqipërisë shpreh falënderimet më të sinqerta për bashkëpunimin dhe mbështetjen e autoriteteve dhe agjencive të tjera të përfshira në këtë operacion si dhe shpreh besimin se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen për të mundësuar kthimin në Shqipëri të të gjithë fëmijëve shqiptarë apo edhe personave të tjerë të cilët nuk kanë kryer krime apo akte të tjera terroriste.
Kthimi i fëmijëve dhe i personave të tjerë të pa përfshirë në akte kriminale apo terroriste është një detyrim humanitar i rëndësishëm, por edhe një kontribut i çmuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit”, deklaron Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *