Vendosni fjalën kyçe....

Nga 2 nëntori, Gjermania në karantinë për Covid-19


Nga e hëna e 2 nëntorit, Gjermania rikthen karantinën në vend lidhur me pandeminë Covid-19. Vendimi është marrë sot pas një takimit mes kancelares gjermane dhe kryeministrave të landeve.

Pritet që në të gjithë territorin e vendit të ketë masa shtesë ndërsa po diskutohet ende se çfarë do përfshijnë ato dhe sa të ashpra do jenë.

Ndër masat e publikuara deri tani janë moslejimi i mbledhjes së më shumë se dhjetë personave nga dy familje të ndryshme, shkruan Bild. Ndërkohë shkollat e kopshtet do mbeten hapur por do mbyllen palestrat, diskot, lokalet e natës dhe kinematë.

Restorantet do ofrojnë shërbim vetëm për personat që duan ta marrin me vete. Dyqanet mund të qëndrojnë hapur vetëm në rast se arrijnë të vënë masat e duhura të higjienës dhe kufizojnë numrin e klientëe.

Ministri i Financave, Olaf Scholz, ka pohuar se qeveria po mendon të vërë në dispozicion të të prekurve nga kriza një shumë prej 10 miliardë eurosh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *