Vendosni fjalën kyçe....

Policia thirrje qytetarëve: Bëni kujdes nëse ju vjen ky mesazh në telefon


Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos mashtrohen nga një mesazh që mund t’u vijë në WhatsApp.

Bëhet fjalë për një mesazh sipas të cilit, personi që e merr është fitues i një shume prej 700 mijë dollarësh amerikanë nga programi i donacionit Covid-19 të WhatsApp 2020.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një mashtrim. Qytetarëve do u kërkohen të dhënat personale e në komunikimet e mëtejshme do u kërkohet edhe karta e bankës për të bërë derdhjen e shumës së fituar.

Policia bën thirrje që qytetarët të mos i përgjigjen këtij mesazhi dhe asnjë mesazhi që ka të bëjë me:

  1.  Mesazhi vjen nga një numër i huaj;
  2. Çmimi i fituar ka të bëjë me një aktivitet të pakryer nga përfituesi i mesazhit;
  3. Vlerat e fituara (sipas mesazhit) janë të konsiderueshme;
  4. Kërkimi i të dhënave personale;
  5. Kërkimi i të dhënave bankare;
  6. Kërkimi i dokumenteve të identifikimit ose dokumenteve të tjera personale, etj;

Mesazhi

“Urime!!, Numri juaj i telefonit është zgjedhur si fitues i shtatëqind mijë dollarëve të shteteve të bashkuara (700,000.00USD) në programin e donacionit COVID-19 të WhatsApp 2020. Dërgoni referencën tuaj fituese Nr.WH/US-6463457 në email: info@intldraws për më shumë detaje si të tërhiqni fondet tuaja. Kontaktoni info@intldraws për pyetje të mëtejshme. SHËNONI QË KY ËSHTË NJË TEKST KONFIDENCIAL.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *