Vendosni fjalën kyçe....

Protestë masive në Romë kundër bllokimeve Covid-19, qytetarët përplasen me policinë (Video)


Policia në kryeqytetin e Italisë përdori të gjitë arsenalin e armëve për kontrollin e turmave për të shpërndarë protestën e organizuar kundër bllokimit të Covid-19. Ajo përdori granata zhurmese, gaz lotsjellës dhe makinat ujëhedhëse.

Një tubim proteste pranë sheshit historik të Romës, Piazza del Popolo, u shndërrua në i dhunshëm të martën në mbrëmje, ndërsa disa qindra demonstrues dolën në rrugë për të kërkuar fundin e politikave të reja Covid-19 të vendosura gjatë fundjavës.

Ato përfshijnë një shtetrrethim nga ra 18:00 për bare dhe restorante dhe mbylljen e palestrave, pishinave e kinemave.

Në videot e shpërndara në rrjetet sociale, protestuesit shihen duke hedhur gurë, shishe dhe sende të tjera të improvizuara për t’iu përgjigjur policisë.

Ashtu si me demonstrata të ngjashme që shpërthyen në të gjithë Italinë të hënën, protestuesit brohorisnin ‘Liri’ duke i bërë thirrje qeverisë të shfuqizonte bllokimin e ri, të vendosur mes një rritjeje të infeksioneve të koronavirusit.

Disa ekspertë shëndetësorë e kanë konsideruar atë një ‘valë të dytë’ pas kulmit të shpërthimit të pandemisë në pranverë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *