Vendosni fjalën kyçe....

Rama u përgjigjet naftëtareve të Ballshit: Mbyllni grevën e ulemi qajmë hallin


Ndërsa gratë naftëtare të Ballshit këmbëngulin të mos dalin nga greva, kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur përmes një postimi, duke thënë se ato kanë të drejtën e tyre për të mos dalë nga greva.

Por i paralajmëron se e kanë të pamundur të ulen në dialog me ultimatum e presione.

“Të dashura greviste të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume! Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria. Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë! Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s’pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin!”- shkruan Rama.

Sot gratë e Ballshit bëjnë fiks dy javë që qëndrojnë në grevë urie ndërsa gjendja e tyre sa vjen e përkeqësohet. Por pavarësisht kësaj shprehen të vendosura të mos e braktisin grevën pa marrë lekët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *