Vendosni fjalën kyçe....

Shërbimi sekret i Izraelit solli vaksinën kineze kundër Covid-19 në Izrael për ta “studiuar”


Shërbimi sekret izraelit, ‘Mossad’, ka marrë vaksinën Covid-19 të prodhuar nga Kina, për ta studiuar, raportuan mediat e vendit. Izraeli tashmë ka zhvilluar një vaksinë të vetën, që po kalon provat klinike te pacientët.

‘Mossad’ e solli vaksinën në Izrael javët e fundit, njoftoi të hënën Kanali 12 i Izraelit. Nuk ishte menjëherë e qartë se si saktësisht agjencia e mori ilaçin.

Burime të shumta qeveritare e kanë pohuar raportin në mënyrë të tërthortë. Qëllimi i marrjes thuhet të jetë studimi i përbërësit kinez dhe hulumtimi i mëtejshëm i opsioneve të vaksinimit. Përveç kësaj, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë pohoi se vendi po kërkon të blejë vaksinat Covid-19 nga vendet e tjera.

“Ka disa përpjekje diplomatike që po zhvillohen në prapaskenë.” – tha zyrtari për Jerusalem Post.

“Ne jemi duke provuar gjithçka që mundemi për të siguruar që qytetarët izraelitë të kenë qasje në një vaksinë sa më shpejt të jetë e mundur.”

Izraeli tashmë ka zhvilluar një vaksinë të saj Covid-19, megjithatë procesi i testimit të tij mbetet në një fazë të hershme. Javën e kaluar, Instituti Izraelit për Kërkime Biologjike shpalli emrin e vaksinës së saj, e cila është quajtur ‘Brilife’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *