Persona të e paidentifikuar kanë hedhur shishe me benzinë dhe ‘pajisje të tjera ndezëse’ ndaj ‘Institutit Robert Koch’ në Berlin.
Incidenti ishte relativisht i vogël, por objektivi është një institucion i një rëndësie të madhe pasi drejton përpjekjen kombëtare për të luftuar Covid-19.
Sulmi ndodhi rreth në orët e para të mëngjesit të së martës, tha policia gjermane. Predhat u hodhën në fasadën e ndërtesës, duke thyer një xham të dritares dhe duke ndezur flakë. Një roje sigurie shuajti zjarrin, që nuk shkaktoi lëndime.
Sipas policisë dyshohet se zjarrvënia është e motivuar politikisht.
‘Instituti Robert Koch’ (RKI) është agjencia qeveritare federale gjermane përgjegjëse për trajtimin e sëmundjeve infektive dhe formulimin e politikave parandaluese të kujdesit shëndetësor.
Ai ka qenë në ballë të luftës kundër Covid-19, duke siguruar udhëzime, duke mbledhur dhe raportuar statistika kombëtare.