Vendosni fjalën kyçe....

Të dënuar për vrasje e drogë, tre personave në Vlorë u shkon formulari i pasurisë

Tre personave të dënuar më herët për vrasje e prodhim lëndësh narkotike u është dërguar formulari i burimit të pasurisë.

Bëhet fjalë për tre persona në Vlorë, të cilët dyshohet se e kanë vënë pasurinë nëpërmjet veprimtarisë së paligjshme.

Ata janë Eraldo Canaj, Viktor Omeri e Pëllumb Sherifaj.

Njoftimi

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E.C., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

V.O., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

P.Sh., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *