Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli gjatë prezantimit të partisë së saj Lëvizja për Ndryshim tha se vendi ka nevojë për një alternativë të re dhe nuk mund të mbahet peng e tre personave që kërkojnë të vendosin për gjithçka.
Sipas saj Basha, Rama dhe Meta, bëjnë çdo gjë për të mbajtur monopolin politik. Madje këtu ajo shton se ka pasur shantazhe edhe kundrejt lëvizjes së re që po prezanton për të cilën ka mbetur pa fjalë. Ndërkaq këtë ajo e ka quajtur një taktikë shumë të vjetër.
“Fushata është kthyer në monopolin e 3 personave. Ata të tre shantazhohen për interesa private, dhe bëjnë paqe për karrigen. Këta të tre, vendosin se kush duhet të bëjë biznes me ata, kush duhet të punojë kush jo sa duhet të punojë sa duhet të marrë, kush duhet të rijë në këtë vend dhe kush duhet të ikë.
Ata të 3 do bëjnë çdo gjë për të mbajtur monopolin politik, vendi është pa alternativë. Ata mendojnë se duke thënë të gënjeshtra do zhdukin të vërtetën e vërteta është liria jona (duartroket).
Sulmojnë dhe kërcënojnë me brutalitet edhe lëvizjen e këtyre të rinjve, Taktikë shumë e vjetër kjo. Fushata ka nisur më shum sesa kundër qeverisë është kundër një lëvizje që ende s’ka nisur. Të gjesh armikun te brezi i së ardhmes e te projekti i shpresë të len pa fjalë.
Sa për mua më kujton vetëm sulmin e vjetër“-deklaroi Topalli.