Vendosni fjalën kyçe....

Topalli prezanton partinë e re: Lëvizja për Ndryshim në luftë me Ramën, Metën dhe Bashën


Ish-kryetarja e Parlamentit gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, Jozefina Topalli prezantoi ditën e sotme partinë e themeluar nga vetë ajo “Lëvizja për Ndryshim”.

Në fjalën prezantuese Topalli i shpalli luftë tre partive më të vjetra dhe më të mëdha duke i cilësuar liderët e tyre se kërkojnë të mbajnë monopolin e politikës dhe se po bëjnë çmos që të bllokojnë një lëvizje që ende s’ka nisur.

Topalli theksoi se do jetë një alternativë ndryshe për qytetarët.

Fushata është kthyer në monopolin e 3 personave. Ata të tre shantazhohen për interesa private, dhe bëjnë paqe për karrigen. Këta të tre, vendosin se kush duhet të bëjë biznes me ata, kush duhet të punojë kush jo sa duhet të punojë sa duhet të marrë, kush duhet të rijë në këtë vend dhe kush duhet të ikë. Ata të 3 do bëjnë çdo gjë për të mbajtur monopolin politik, vendi është pa alternativë. Ata mendojnë se duke thënë të gënjeshtra do zhdukin të vërtetën e vërteta është liria jona (duartroket).

Sulmojnë dhe kërcënojnë me brutalitet edhe lëvizjen e këtyre të rinjve. Taktikë shumë e vjetër kjo. Fushata ka nisur më shume sesa kundër qeverisë është kundër një lëvizje që ende ska nisur. Të gjesh armikun te brezi i së ardhmes e te projekti i shpresë të lë pa fjalë. Sa për mua më kujton vetëm sulmin e vjetër“- shtoi ajo.

Ish- Kryetarja e Parlamentit në ftesën e saj për t’i bashkuar “Lëvizjes për Ndryshim” tha se nuk ka para e vende pune për t’i dhënë, por premtoi sfidën për ta ndryshuar këtë vend.

Ajo theksoi se zgjedhjet e 25 prillit janë momenti ku do të ndahet nëse Shqipëria do të jetë e Bashës, Metës e Ramës” apo e shqiptarëve.

3 kryetar nuk mund të mbajnë peng 3 mln shqiptarë, ka gjithmonë dy mundësi në jetë të pranosh kushtesh apo të marrësh përgjegjësinë për të ndryshuar, por të mos pretendojmë që gjërat do të ndryshojmë nëse do i bëjmë në të njëjtën mënyrë, Shqiptarët nuk ulin kokën para. Nuk duhet të ketë një Shqipëri të Ramës, të Metës apo të Lulit, kurrë nuk e kam humbur shpresën në këto vite të fundit, kam qenë e trishtuar. Ky vend ka nevojë për drejtësi sociale, një lider që jep llogari para qytetarëve që punojnë për interesin publik, duhet një qeveri që del nga votat dhe një opozitë që nuk korruptohet për interesat e udhëheqësit. 

Dua të bëhem avokatja e interesave tuaja, prandaj bëhuni autor të fatit tuaj, mos kini frikë, jeta juaj është një ndërmarrje madhe, jeta është një spektakël i pabesueshëm, ditën e sotme do ta kujtoni gjatë. Frikë duhet të kenë ato që vjedhin, që mbajnë peng vendin e partitë, bashkë kemi përvojën, vullnetin dhe dijen, nuk kam para e as vende për t’iu premtuar vetëm sfidë, nuk kam pushtet, por vullnetin që ky vend mund të bëhet. Prandaj ju ftoj eja me ne, të sjellim ndryshimin dhe rrezen e shpresës“, tha Topalli.

Më tej, ish-deputetja bëri një rezyme të gjendjes ku po kalon vendi duke e u shprehur e vendosur që të jetë një zë për qytetarët dhe se nuk duhet ndenjur fshehur ndaj kësaj situate.

Unë dua të falenderoj sot edhe miqtë amerikanë që janë të pranishëm. E ndërgjegjshme për kohën e vështirë që po kalon vendi. E qartë se kemi për të bërë një punë të nisur kohë më parë e cila s’ka mbaruar. E trishtë kur shoh se si vendi po boshatiset, si po shkretohen vlerat. Por e vendosur jam për të mos qëndruar anash për të mos heshtur dhe për të mos pasur frikë. Do t’i mbështes këta të rinj në kauzën e tyre patriotike drejt një projekti të ri.

Ekonomia jonë është tkurrur. Sistemi shëndetësor publik po vuan, shumë shkolla po mbyllen në rrethe sepse s’ka më fëmijë. Ne vazhdojmë të jemi një vend ku ka pensione edhe 100 euro. Prej vitesh nuk rriten rrogat por çmimet. Në një vend ku çmimi rritet dhe ekonomia bie, këta janë disa indikatorë të krizës. Më pak e matshme dhe e thellë është mungesa e besimit.

I them çdonjërit se sfidat me të cilat ne përballemi janë reale, nuk zgjidhen duke u fshehur, në një vend ku nuk ka as qeveri dhe as opozitë, as gjykatë kushtetuese e as të larta. Gjykata administrative drejt kolapsit dhe ata të shkallës së parë kanë degraduar. Duke ditur këto të gjithë e dimë se asnjëri sështë i sigurt dhe se një ditë do të ndeshet me këto sfidë”-tha ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *