Ndërsa Dita e Zgjedhjeve po afrohet, elita e Hollivudit po bën gjithçka që mundet për t’u siguruar që kandidati demokrat Joe Biden të zgjidhet president.
Shumë artistë kanë dhuruar jo vetëm kohën dhe energjinë e tyre, por edhe kanë ndihmuar në mbledhjen e parave për fushatën e Bidenit.
Fox News ka përgatitur një listë të artistëve të famshmën amerikanë, të cilët kanë kontribuar për të mbledhur fonde për Bidenin.
George Clooney
Aktori dhe aktivisti u bashkuan me ish-Presidentin Barack Obama për një bisedë virtuale për mbledhjen e fondeve për Biden.
Ky event i zhvilluar në korrik thuhet se mblodhi plot 11 milion dollarë. Biletat për këtë event kushtuan 250 deri në 250,000 dollarë për person dhe të gjitha shkuan në Fondin e Fitores së Biden.
Clooney ka mbështetur dhe dy fushatat presidenciale të Barack Obamës dhe ka organizuar një mbledhje fondesh për të në vitin 2012 në shtëpinë e tij.
Kasta e “Avengers”
Aktorët e serive të “Avengers” si Robert Downey Jr, Chris Evans, Scarlett Johansson, Mark Ruffalo, Zoe Saldana, Don Cheadle, Paul Rudd dhe regjisorët Joe dhe Anthony Russo, të gjithë u bashkuan në një event virtual për mbledhjen e fondeve për Joe Biden dhe senatoren që kandidon për zv.presidente Kamala Harris.
Ina Garten
Autorja dhe ylli i Rrjetit të Ushqimit intervistoi Jill Biden, gruan e kandidatit demokrat për një mbledhje fondesh në internet.
Biletat varionin nga 250 deri në 10,000 dollarë.
“Unë nuk jam politike”- ishte shprehur më parë Garten për revistën People. “Unë mendoj se nëse hulumton do të zbulosh që unë kam mbështetur programe politike privatisht, por unë kurrë nuk kam qenë shumë publike për këtë – por ndonjëherë thjesht duhet ta bësh atë.”
Lin-Manuel Miranda
Fituesi i cmimit “Tony”, së bashku me kastin e mjuzikëllit të Broduejit “Hamilton”, morën pjesë në një mbledhje fondesh virtuale për Biden në muajin tetor.
Regjisori Thomas Kail moderoi seancën me pyetje dhe përgjigje me kastën e aktorëve dhe u bë një performancë e veçantë. Në këtë event, mbështetësit mund të dhuronin çfarëdo shume parash në Fondin e Fitores së Biden.
Andy Cohen
Moderatori televiziv dhe producenti i “Real Housewives” ka bërë disa video të personalizuara në “Cameo” për fansat e tij, në një përpjekje për të mbledhur para për Biden.
Kostoja e një videoje në Cameo përcaktohet nga personaliteti dhe për një periudhë dy javore, Cohen po bënte video për 595 dollarësh.
Cher
Këngëtarja organizoi një mbledhje fondesh virtuale për grupet LGBTQ në muajin gusht dhe thuhet se mblodhi mbi 2 milion dollarë.
Ajo tha se me Bidenin ishin miq që nga viti 2006 kur ajo e ftoi veten në zyrën e tij. “Ai mendoi se më ftoi mua, por unë në të vërtet ftova veten. Unë pashë një fjalim që Joe kishte mbajtur dhe ishte dashuri në fjalimin e parë”- kujtonte Cher.
John Legend
Këngëtari mori pjesë në një mbledhje fondesh për Biden në korrik. Ai interpretoi së bashku me Barbra Streisand, Sara Bareilles dhe Andra Day.
“Le të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndihmuar në zgjedhjen e tij këtë nëntor”– tha Legend në një postim duke promovuar eventin.