Një 17-vjeçar është ndalur nga policia në Librazhd, pasi dyshohet për dy vjedhje të ndodhura së fundmi. E para në një xhami në Përrenjas dhe e dyta në një banesë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd u kap dhe ndalua shtetasi A. O., 17 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet si autor i dy vjedhje të ndodhura në qytetin e Përrenjasit”- thotë policia.
Adoleshenti me inicialet A.O, akuzohet se ka marrë 10 mijë lekë nga xhamia e Përrenjasit në muajin korrik si dhe 20 mijë lekë e një varëse floriri nga një banesë.
“Më datë 26.07.2020 dyshohet se ka vjedhur me thyerje në xhaminë e qytetit të Përrenjasit, ku ka marrë 10.000 lekë.
Më datë 28.09.2020 dyshohet se ka vjedhur 20.000 lekë dhe një varëse floriri në banesën e shtetasit A. B.”– tregon policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.