Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi-Ramës: Me grevistët e Ballshit ke vetëm një rrugë, t’u paguash edhe qindarkën e fundit


Ish-deputetja e PD-së, Vokshi, i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të heqë dorë nga presioni mbi gratë greviste në Ballsh.

Demokratja ka publikuar një video duke e akuzuar kreun e qeverisë se ka thyer disa herë premtimin ndaj naftëtarëve të Ballshit për marrjen e pagave të prapambetura si dhe për rihapjen e rafinerisë dhe rifillimin e punës.

Në fund Vokshi shkruan se Rama ka vetëm një rrugë, të paguajë çdo qindarkë të djersës së vjedhur naftëtarëve dhe familjeve të tyre.

“Edi Rama të heqë dorë nga presioni mbi gratë greviste në Ballsh. Askush s’i beson më atij, pasi ka shkelur disa herë premtimin për rihapjen e rafinerisë dhe marrjen e pagave të prapambetura.

Në 17 shtator, naftëtarët e Ballshit ishin para dyerve të qeverisë në Tiranë për të kërkuar dialog. Edi Rama nuk i përfilli. I la burra e gra të pashpresë me arrogancën e një kryeministri që nuk di çfarë do të thotë të mos kesh mundësi t’u japësh darkë fëmijëve. Gratë greviste në Ballsh janë në të drejtën e tyre.

Harbutëria dhe cinizmi i Edi Ramës, që u vendos kushte grevisteve për t’i mashtruar prapë, është fytyra e korrupsionit që shkatërron jetët e shqiptarëve. Edi Rama ka vetëm një rrugë me grevistët: T’u paguajë djersën e vjedhur deri në qindarkën e fundit.” – shkruan Vokshi në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *