Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj: Projekti i rindërtimit është unik, janë paguar 21894 përfitues


Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, iu përgjigj deputetit Halit Valteri pas pyetjeve që ky i drejtoi lidhur me projektin e rindërtimit dhe se si po përdoren fondet e konferencës së donatorëve.

Ministri Ahmetaj e quajti projektin unik, ndërsa sqaroi se janë paguar 21894 përfitues e shumë të tjerë janë në proces sipas tij. Ahmetaj shtoi se 9 shkolla janë në process rindërtimi.

“Projekti i rindërtimit është unik. Qeveria shqiptare reagoi menjëherë që sekondën e parë. Nuk po them se gjërat bëhen perfekte por të garantoj se bëhen me përgjegjshëmëri dhe vëmendje maksimale. Kush iu përgjigj shqiptarëve në ditën më të vështirë të 26 nësntor? Është kjo maxhorancë nuk iu përjashtoj as juve sepse minoranca na mbështeti duhet votuar projektligjin. Sot 34 miliardë lekë nga të cilat janë alokuar 32 miliardë në 4 programe. Unë do ua lexoj programet 1 nga 1.

Kemi 28 miliardë lekë ose 280 milion dollarë. Në 2022 është edhe një 6 miliardë apo 6 milion dollarë. Kemi njësi zbatuese 4, ato janë ato që ktyejnë procedurat që nga vlerësimi te prokurimi dhe rindërtimi. Grantet e rikonstruksionit jepen me bazë ligjore. Unë kam të detajuar shumën për çdo bashki.

21894 përfitues janë paguar dhe 2837 janë në proces rivlerësimi. 9 shkolla janë në rindërtim. Sot hapet Sami Frashëri.

Sot fillojnë 2 pallate në Durrës e do të vazhdojnë, në Laç të gjithë ata që talleshin me të gjithë punën e qeverisë shqiptare dhe turke për pallatet kanë avancuar në mënyrë të shpejtë. Me Emiratet e Bashkuara kemi rënë dakord për marrëveshjen për 75 milion dollarë dhe për 200 apartamente që do mbulojnë të gjithë zonën  e Durrësit“, deklaroi ministri Ahmetaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *