Një grup artistësh kanë vizituar naftëtarët në Ballsh, ndërkohë që ata kanë hyrë në ditën e 33 të grevës së urisë. 15 ditë kanë gratë naftëtare në grevë, ndërkohë që burrat kishin qëndruar 18 ditë në grevë.
Artistët, mes të cilëve ishte aktori dhe regjisori Edmond Budina thanë se do i mbështesin naftëtarët.
“Ne jemi këtu për ti bërë apel qeverisë, që jo ti qani hallet e popullit, por ti zgjidhni hallet e popullit. Nëse nuk e zgjidhin, këtu do të ngujohen edhe njerëz të tjerë. E drejta është në anën e tyre. Nuk bëhet tallava dhe nuk bëhet shaka me jetët e njerëzve. Ne do t’i mbështesim si qytetarë të këtij vendi”, tha Budina.
Ndërkohë Mehdi Malkaj iu tha atyre: “Ju kemi xhan”.