Vendosni fjalën kyçe....

Avokatët e Ylli Ndroqit kërkojnë heqjen e sekuestros: Ora News të zhbllokohet, çdo cent është i ligjshëm


Më një analizë të detajuar  financiare bazuar dhe në prova që kundërshtrojnë pretendimet e akuzës  dy avokatët e  Presidentit të “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi, Besnik Muçi dhe Jordan Daci, janë paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme ku kanë  të depozituar kërkesën për revokim te vendimit të sekuestros të pronave të zotit Ndroqi, vendosur nga GJKKO tre muaj më parë.

Avokati Besnik Muçi e konsideroi vendimin e sekuestros te nxituar.

Dorëzuam në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një kërkesë për revokimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Apelit për vendosjen e masës sekuestro, në kuadër të ligjit Anti-Mafia, për pasuritë e shtetasit Ylli Ndroqi. Ne e paraqitëm në prokurori duke vlerësuar se qëndrimi në fuqi i masës së sekuestros ka dëmtuar dhe po dëmton në mënyrë të pariparueshme, ka ulur në mënyrë drastike vlerën e pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi si dhe ka dëmtuar në mënyrë të pariparueshme imazhin e markave të njohura që ky shtetas përfaqëson këtu”-deklaroi Besnik Muçi, raporton Ora News.

Në të njëjtën linjë edhe avokati Jordan Daci deklaroi se hetimi i prokurorisë është i paplotë, madje ai theksoi se akuza për arrestimin në Itali është e pavërtetë.

Madje ai shtoi se çdo cent i zotit Ndroqi është I ligjshëm.

Çdo cent ka përgjigje ligjore dhe të verifikueshme. Kemi dalë në përfundimin se shumë procedura kanë qenë të nxituara dhe për të ndihmuar z. Ndroqi. Ne jemi të sigurt që do të kemi një vendim që provon të kundërtën, pasi kemi sjellë prova të pakundërshtueshme”- Jordan Daci.

Daci deklaroi se si pasojë e këtij vendimi kompanitë e “Yldon Media Grup” kanë pësuar një dëm të konsiderueshëm ndërsa administratoret nuk kanë mundur të mbledhin as  detyrimet që kanë patur për detyrë.

Kompanitë kanë pësuar dëme të shumta. Një ndër kompanitë në fushën minerare nuk vazhdon se është bërë pengesë ministria për rinovimin e lejeve. Po ashtu ka rreth 1 milionë dollarë detyrime dhe administratorët nuk kanë mbledhur as një cent të këtyre detyrimeve”-deklaroi Jordan Daci.  

Daci u shpreh se Prokuroria duhet të kthejë përgjigje Brenda 15 ditësh dhe në rast të mos shqyrtimit të saj mbrojtësit do t’i drejtohen me kërkesë  gjykatës.

Prej disa muajsh “Yldon Media Group” dhe presidenti i saj Ylli Ndroqi gjenden në një presion të fortë politik dhe policor, ku nuk kanë munguar as aksionet show në ambientet e RTV Ora dhe Ora News.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *