Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi i përgjigjet Ramës për naftëtarët: Sa herë flet mashtron


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, ka reaguar pas thirrjeve të njëpasnjëshme të kryeministrit Edi Rama për naftëtarët në Ballsh që të mbyllin grevën.

Bardhi shprehet se sa here që kryeministr flet ai mashtron, ndërsa publikon një video të deklaratave të tij, krahas deklaratave të një zonje që prej 15 ditësh qëndron në grevë.

“Sa herë flet, Edi Rama mashtron. Vetë u premtoi naftëtarëve se do të hapë rafinerinë, vetë u premtoi se do të paguhej paga e tyre. Premtimet e tij me zë dhe me figurë tregojnë një kryeministër të papërgjegjshëm, të pandjeshëm, të paaftë.  Halli i naftëtarëve dhe i çdo shqiptari zgjidhet duke larguar këtë kryeministër mashtrues dhe hajdut.”– shkruan Bardhi krahas videos.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *