Vendosni fjalën kyçe....

Basha i ashpër me SPAK-un: Hetoni aferën e incineratorëve ose hapni krahun


Kreu i PD-së, Basha, i ka bërë thirrje SPAK-ut që të bëjë detyrën për të cilën paguhet e për të cilën është krijuar.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kryedemokrati tha se prokurorët duhet të hetojnë aferën e incineratorëve ose të hapin krahun.

Basha theksoi se heshtja e SPAK-ut nxit edhe më shumë abuzimin e qeverisë dhe oligarkëve të lidhur me të, me taksat e shqiptarëve tashmë që vendi është në kolaps.

“Të hapin gojën ose të hapin krahun. Se nuk janë aty për të marrë rrogën me taksat e shqiptarëve. Të veprojnë ndaj mafies së incineratorëve. Ata duhet të bëjnë thjesht detyrën. Ose të hapin krahun dhe të thonë nuk e bëjmë dot detyrën se kemi frikë Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Engjëll Agaçin, Tom Doshin. Të bëjnë punën për të cilën paguhen e për të cilën janë krjuar. 14 mijë tampone mund të ishin blerë me lekët që u kanë vjedhur shqiptarëve dhe ia kanë dhënë mafias së plehrave.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *