Vendosni fjalën kyçe....

Basha-Ramës: Je përgjegjës për çdo shqiptar që vdes nga Covid-19, ndal terrorizmin shtetëror


Kreu i PD-së, Basha, e ka akuzuar kryeministrin Rama për terrorizëm shtetëror lidhur me reagimin e qeverisë ndaj pandemisë Covid-19.

Ai tha se qeveria fshihet pa gënjeshtrave e mashtrimeve pasi nuk ka asnjë plan për të përballuar krizën por i shpërëndan lekët te oligarkët.

Kryedemokrati e akuzoi Ramën se është përgjegjs për vdekjen e çdo qytetari të prekur nga Covid-19.

“Kjo nuk është më vjedhje, është terrorizëm shtetëtor kundër popullit tënd. Qeveria nuk plotëson nevojat për tamponë por u jep lekët oligarkëve. Ai e ka ndarë mendjen që këtu të bëet batërdia. Jeta e humbur e këtyre pacientëve është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Edi Ramës. Përgjegjësi ligjore, morale, njerëzore. Janë një bandë kusarësh që u marrn lekët qytetarëve dhe bizneseve dhe paguan mafien e plehrave.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *