Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka publikuar deklaratën e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila nga foltorja e Kuvendit deklaroi se me rritjen e rasteve dhe shtrimeve sistemi shëndetësor do përballet mes zgjedhjet se kush do marrë trajtim dhe jo.
Me videon e publikuar Duma kërkon të denoncojë gjendjen e sistemit shëndetësor duke akuzuar se është shkaktuar nga zhvatja dhe PPP-të.
“Ka ardhur dita që ministrja të dalë e të thotë pa të keq që edhe pak do zgjedhin se kujt do ti japin shërbim e kujt jo!
Arritëm në këtë ditë sepse këta që na qeverisin për 7 vite kanë plaçkitur si barbarët edhe shëndetësinë.
Me taksat e shqiptarëve i mohojnë të drejtën për t’u kuruar, sepse ca PPP- istë duhen pasuruar.
Zhvasin në kurriz të shëndetit të Shqiptarëve!
Jo vetëm kaq por përfituesit kanë sot edhe zëdhënësit e vet në parlament, të cilët shpalosin se do zgjidhkan se kush do kurohet e kush jo.
Kjo nuk është një fatkeqësi, e ka emrin përgjegjësi dhe është e tyre!
Asnjë fjalë nuk i besohet, me ta duhet tashmë të veprohet!”-shkruan Duma.