Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari viziton naftëtarët: Do flas me ambasadat, këta kanë frikë nga opinioni i ndërkombëtarëve


Deputetja Rudina Hajdari mëngjesin e sotëm ka vizituar naftëtarët e Ballshit. Gratë naftëtare sot bëjnë plot 15 ditë në grevë urie.

E vetmja kërkesë që naftëtarët i bënë Hajdarit, ishte të ngrejë zërin për problemin e tyre në Kuvend.

“Ti duhet ta ngresh zërin sot në emrin tim dhe të naftëtarëve duhet t’i thuash vetëm kaq Ramës, çfarë ofron ti për naftëtarët. Çfarë ofron Rama për ne që sot jemi pa bukë”, tha një naftëtar.

Deputetja Hajdari u tha naftëtarëve se do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për t’ju gjendur atyre pranë. Ajo u premtoi se do i adresonte problemet e tyre jo vetëm në Kuvend, por edhe në ambasada.

“Është për të ardhur keq që kjo simbolikë kaq e fortë e grave në grevë dhe mos reagimi i qeverise është e turpshme.  Ju falenderoj që po luftoni për të gjithë ata që kanë të drejtë e qeveria nuk u plotëson të drejtat më minimale. Jeni këtu për të mbajtur familjet e fëmijët gjallë.  Mosreagimi është i turpshëm. Pesha më e madhe i bie ekzekutivit dhe Edi Ramës. 

Kam parë çka ka ndodhur këtu dhe e di që jeni në momente të vështira.  Në parlament do ngre zërin për të drejtat tuaja dhe mundësitë që më jepen do t’i shfrytëzoj.  Nuk do ndalem për të evidentuar problematikat që keni jo vetëm në parlament, por edhe në Ambasada.  Këta i druhen opinionit të ndërkombëtarë dhe duhet treguar kush janë”, tha Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *