Vendosni fjalën kyçe....

Khamenei i Iranit sulmon Macronin për karikaturat e profetit: Veprim budallai


 

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka sulmuar presidentin francez Emmanuel Macron për qëndrimet e këtij të fundit në lidhje me Islamin.

Khamenei e quan mbrojtjen që i bën Macroni karikaturave të profetit Muhamed si një “veprim budallai” dhe “fyerje” për ata që e kanë votuar. Ai gjithashtu pyet se pse ishte “në rregull” të fyhej Profeti Muhamed, por e paligjshme të vihet në dyshim Holokausti.

Khamenei është udhëheqësi i fundit mysliman që ka shprehur publikisht zemërimin ndaj perceptimeve perëndimore të Islamit e në veçanti ndaj qëndrimeve të presidentit Macron.

Paraqitjet e profetit konsiderohen blasfemi nga myslimanët e devotshëm. Por Macron e ka mbrojtur botimin e karikaturave të Profetit Muhamed si liri të fjalës.

“Pyeteni presidentin tuaj pse ai e mbështet fyerjen e lajmëtarit të Zotit në emër të lirisë së shprehjes. A do të thotë liri shprehjeje fyerja, veçanërisht e një personazhi të shenjtë?”– tha Khamenei tha në një mesazh për “të rinjtë francezë”, citon France 24.

“A nuk është ky veprim budallai një fyerje për arsyen e njerëzve që e zgjodhën atë?”- shtoi Khamanei.

Ai gjithashtu shtroi një pyetje në lidhje me një standard të dukshëm të dyfishtë në Francë ndaj feve të ndryshme: “Pyetja tjetër për të bërë është ‘Pse është krim të ngresh dyshime rreth holokaustit? Pse duhet të burgoset kushdo që shkruan për dyshime të tilla, ndërsa lejohet fyerja e Profetit, paqja qoftë mbi të?”

Tensionet midis Francës dhe botës myslimane janë rritur që kur mësuesit 47-vjeçar të historisë Samuel Paty-t, iu pre koka më 16 tetor nga një radikal islamik.

Paty kishte treguar karikaturat e revistës Charlie Hebdo të Profetit Muhamed para studentëve gjatë një leksioni për lirinë e fjalës.

Macron tha se ai “u vra sepse islamistët duan të ardhmen tonë”, duke shtuar se Franca “nuk do të heqë dorë nga karikaturat”.

Udhëheqësit në Turqi, Pakistan, Marok, Iran, Egjipt, Kuvajt, Jordan, Malajzi dhe Katar janë midis atyre që kanë kritikuar Macronin dhe kanë ndërmarrë veprime kundër Francës, përfshirë bojkotet kundër mallrave franceze.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *