Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha: Dënoj maskaradën në Kuvend, përmasa e vërtetë e infeksionit po mbahet e fshehtë


Në Konferencën e sotme me gazetarët, kryedemokrati Lulzim Basha diskutuar për situatën e pandemisë së Covid-19 në vend.

Basha thotë se përmasa e vërtetë e infeksionit në vendin tonë po mbahet e fshehtë, me qëllim që qeveria ta mbajë të fshehtë se ka dështuar me menaxhimin e pandemisë.

“Dua të dënoj maskaradën që po zhvillohet aktualisht në Parlament ku Ministrja e Shëndetësisë po mundohet të mbulojë me shoshë dështimin e Edi Ramës me koronavirusin.

Sot që flasim, vetëm sipas statistikave zyrtare kemi 493 të vdekur, ditën e djeshme 6 të vdekur, kjo sipas statistikave shqiptare që siç e di çdo shqiptar nuk shfaqin të vërtetën. Ka disa mënyra se si fshihet e vërteta. Unë vetë jam në dijeni të disa rasteve të rrethit familjar e miqësor, të njerëzve që u ndanë nga jeta për shkak të koronavirusit, që kurrë nuk u raportuan si të tillë me organet shqetërore.

Me disa prej jush kemi ndarë të njëjtin shqetësim prej muajsh. Nuk ka shqiptarë që mos ta dijë se një familje apo tjetër, një i ndarë nga jeta nuk është bërë kurrë pjesë e statistikave zyrtare me qëllim që ta mbajnë të ulët artificialisht. Me qëllim që të gënjejnë për numrin e viktimave. E njëjta vlen dhe për personat e infektuar.

Duke qenë se vendi ka një mungesë të theksuar kapacitetesh testuese, problemi më i madh që hasim sot për njerëit, është se kur dikush ka simptoma dhe kërkon të bëjë testin i dujhet të presë 5-6 ditë për të bërë testin. Të paktën 2-4 ditë për të marrë përgjigjen. Ky është realiteti në Tiranë dhe më keq jashtë Tiranës.

Pra nga momenti që dikush fillon të zhvillojë simptomat deri në momentin kur i bëhet tamponi kalojnë minimalisht 4-6 ditë dhe të paktën 3 ditë për të ardhur përgjigja.

Në këtë mënyrë, numri i të infektuarve mbahet artificialisht i ulët, por edhe më kaq, përmasa e vërtetë e infeksionit mbahet e fshehtë. Arsyeja se pse mbahet e fshehtë është se Edi Rama ka humbur kontrollin e situatës sa i përket menaxhimit të pandemisë.

Numri imadh i  infeksioneve që rritet nga dita në ditë, ka si shkak mosmarrjen e masave dedektuese dhe parandaluese. Gënjehet me papërgjegjshmëri kriminale kur thuhet e kundërta.

Fshohen pas sakrificës së mjekëve e infermierëve Edi Rama dhe Manastirliu të tenderave sekretë, të cilët edhe sot që flasim vazhdojnë të jenë përgjegjës për numrin më të ulët të testimeve në Europë. Sot me siguri numri në rritje i infektsioneve dhe viktimave është në masë të madhe për shkak të Edi Ramës.”– ka deklaruar Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *