Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu në Kuvend: Njerëzit duan të dëgjojnë fakte, faktet janë këto që themi ne


Ministrja e Shëndetësisë ka replikuar ashpër gjatë seancës plenare me deputetin e LSI-së, Gjoni, lidhur me deklaratat e këtij të fundit për vaksinën Covax.

Manastirliu i bëri thirrje deputetit që të mos bëjë konspiracion por të punojë e të ndihmojë.

Ajo po kështu nuk i kurseu komplimentet për të duke thënë se kur do, Gjoni është konstruktiv, ulet dhe lexon duke theksuar se njerëzit duan fakte dhe jo teori.

“Njerëzit duan të dëgjojnë fakte, faktet janë këto që themi ne. Nuk e ruajmë ne shëndetin e shqiptarëve. Ping-pongu politik është shumë i rrezikshëm për çështje që kanë të bëjnë me shëndetin e njerëzve. Ju zoti Gjoni jeni shumë konstruktiv kur doni, i futeni dhe lexoni kur doni, por nuk doni.” -­ tha Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *