Teksa ka replikuar me deputetin e LSI-së, Gjoni, ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu ka cituar shefin e OBSH-së, Tedros Adhanom sipas të cilit këto kohë ka pasur mungesë respekti ndaj shkencës de ekspertëve.
Ministrja tha se pandemia duhet t’i bëjë njerëzit bashkë për të kapërcyer situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi.
Përplasja mes të dyve ndodhi pasi Gjoni bëri thirrje që Shqipëria të mos përfshihej në Aleancën GAVI të themeluar nga Bill Gates për vaksinën Covax.
“Këto kohë është vënë re një mungesë e madhe respekti ndaj shkencës dhe ekspertëve. I njëjti mosbesim është vërejtur edhe ndaj komitetit të ekspertëve që vendos hapat e përballimit të pandemisë. Nuk mund të bëhet pandemia çështje politike. Pandemia duhet t’i bëjë njerëzit e politikanët bashkë sepse nuk të dëgjon më njeri.” – tha ndër të tjera Manastirliu.