Një pallat është përfshirë nga flakët në Durrës në afërsi të drejtorisë së Policisë.
Zjarrfikësja dhe Policia kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes teksa dyshohet paraprakisht se një shkëndijë elektrike nga një aspirator ka shkaktuar zjarrin i cili është përhapur në ambientet e pallatit.
Deri më tani mësohet se nuk ka lëndime në njerëz prej zjarrit.