Vendosni fjalën kyçe....

Nxirren të pajetë inxhinieri dhe dy punëtorët nga miniera e Selishtës


Nxirren të pajetë tre minatorët që kishin mbetur të bllokuar në minierën e Selishtës.

Inxhinieri 64-vjeçar Ismail Hoxha dhe dy minatorët Fatos Çesku (55-vjeç) dhe Rruzhdi Rrushiti (33-vjeç) kishin humbur kontaktet me familjet e tyre për 48 orë. Vëllai i inxhinierit kontaktoi ditën e djeshme policinë duke thënë se tre familjet kishin humbur kontaktet me minatorët.

Pas kësaj nisi operacioni për kërkimin dhe shpëtimin e tyre, por fatkeqësisht asnjëri prej tyre nuk është gjetur me shenja jete.

Inxhinieri dhe dy minatorët dyshohen se janë asfiksuar nga gazrat në minierë.

“Në vijim të informacionit të dhënë, ku tre shtetas që punonin në minierën e “Balgjaj”, Selishtë, kishin humbur kontaktet me familjen, ju informojmë se rreth orës 03:00 datë 29.10 2020 në thellësi të minierës në Selishtë, nga ana e grupit avari- shpëtimit, u gjetën trupat e pajetë të shtetasve, I. H., 64 vjeç, banues në Peshkopi,
F. Ç., 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe R. R., 33 vjeç, banues në Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.” -njofton policia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *