Vendosni fjalën kyçe....

Rama ironizon Bashën: Strategjia e Lulit është biologjia, pret të vdes unë që të vijë në pushtet


Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Rama ironizoi kreun e PD-së, Basha, duke thënë se ai nuk ka asnjë plan apo strategji për të ardhur në pushtet, por po pret që këtë ta bëjë biologjia.

Lidhur me naftëtarët, Rama tha se është i gatshëm të ulet e të bisedojë me ta për zgjidhjen e problemit që kanë vetëm pasi të ndërpresin grevën e urisë.

“Ilir Meta thotë që ky parlament s’ka legjitimitet. Se ju mora unë nga Hëna, Marsi apo Jupiteri. Ju keni ardhur këtu me firmën e Lulit, Monikës dhe Peço Vasilit.

Ju që jeni këtu, jeni aksident i dobishëm. Kemi bërë atë që sdo e kishim bërë dot nëse këtu do ishte Monika, Luli e shokët e tyre që nuk duan zgjedhje. Luli është në pritje që biologjia të kryejë rotacionin. Dmth që nëpërmjet dështimit të sistemeve të trupit tim unë të largohem nga jeta dhe të vijë Luli. Prit biologji është strategjia e Lulit.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *