Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Meta kërkon të hedhë në erë zgjedhjet, opinioni i Venecias vlen për pas 25 prillit


Kryeministri Rama ka ironizuar presidentin Meta lidhur me thirrjen e tij drejtuar deputetëve që të mos e rrëzojnë dekretin e tij për Kodin Zgjedhor.

Kreu i qeverisë tha se synimi i Metës është të hedhë në erë zgjedhjet me kërkesën e tij drejtuar Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor.

Ai tha se e mirëpret opinionin e Komisionit të Venecias por ai do shërbejë për zgjedhjet e ardhshme dhe jo ato të 25 prillit.

“Ilir Meta thotë që ky parlament s’ka legjitimitet. Se ju mora unë nga Hëna, Marsi apo Jupiteri. Ju keni ardhur këtu me firmën e Lulit, Monikës dhe Peço Vasilit. S’e kuptoj Ilir Metën që del për 5 qershorin si për 29 nëntorin. E ka harruar që është aty president dhe duhet të paktën të bëjë sikur e ka harruar që është president. Ilir Meta kërkon të hedhë në erë zgjedhjet. Nuk e them dot për Ilir Metën por ashtu është, dordolec, kërcënon, shantazhon. Shfaqet njëherë krah një busti, njëherë krah një busti tjetër. Del me thesin e medaljeve lart e poshtë.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *