Vendosni fjalën kyçe....

Rama tjetër thirrje grevistëve të Ballshit: Na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë


Kryeministri Rama u ka bërë në tjetër thirrje grevistëve të Ballshit.

Ai shkruan në Twitter se ata janë punonjësit e një kompanie private dhe se pa e mbyllur grevën nuk mund të zgjidhet asnjë çështje.

Në dy postime të njëpasnjëshme kreu i qeverisë thekson se nuk ka asgjë për të negociuar me grevistët pasi problemin s’e ka shkaktuar qeveria dhe nuk e trashëgon problemin e krijuar nga firma private.

“Ideja se punonjësit e një kompanie private mund të bëjnë grevë kundër qeverisë për detyrimet e sipërmarrësit privat është e gabuar. Ju nuk e doni daljen në asistencë dhe e mirëkuptojmë, por ju’a përsëris, pa mbyllur grevën nuk ju’a qajmë dot hallin konkretisht përtej asistencës! Edhe njëherë: Nuk ju kam ftuar në asnjë negociatë, sepse nuk kemi asgjë për të negociuar pasi qeveria as nuk e ka shkaktuar hallin tuaj, as nuk trashëgon mbi vete problemin e krijuar nga kompania private! Rafineria nuk është e shtetit. Ju lutem na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë!” – shkruan Rama në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *