Një sulm me thikë i ka marrë jetën personave dhe ka lënë disa të plagosur këtë të enjte në Nisë të Francës.
Sulmi ka ndodhur në zonën e kishës Notre-Dame. Gazeta francize “Le Figaro” shkruan se trupi i një gruaje u gjet në ndërtesën fetare, ndërsa një grua e dytë kishte arritur të strehohej në një kafene aty pranë para se të humbte jetën. Një person i tretë, një burrë, gjithashtu vdiq nga plagët.
Duke iu referuar burimeve të policisë, gazeta shkruan se njërës prej viktimave i ishte prerë koka.
Policia bashkiake thotë se ka arrestuar autorin, i cili u dërgua në spital pasi ishte plagosur me armë zjarri.
Presidenti Emmanuel Macron pritet të shkojë në vendngjarje në orët e paradites. Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin tha në Tëitter se kishte thirrur një takim urgjent krize në ministri. Ministri i Brendshëm u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën ku ka ndodhur ngjarja.
Kryeministri Jean Castex gjithashtu ndërpreu punën e tij dhe u largua nga Kuvendi për të marrë pjesë në këtë takim.
Kryetari i Komunës së Nicës, Christian Estrosi, vizitoi vendin e ngjarjes. “Unë konfirmoj se gjithçka sugjeron një sulm terrorist në Bazilikën e Notre-Dame”- tha ai në Twitter./Hashtag.al
Je suis sur place avec la @PoliceNat06 et la @pmdenice qui a interpellé l’auteur de l’attaque. Je confirme que tout laisse supposer à un attentat terroriste au sein de la basilique Notre-Dame de #Nice06. pic.twitter.com/VmpDqRwzB1
— Christian Estrosi (@cestrosi) October 29, 2020