Vendosni fjalën kyçe....

Topalli: Qeveria do ishte rrëzuar nëse PD-ja nuk do kishte udhëheqje të korruptuar


Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli e cila tashmë ka shpallur krijimin e partisë së saj ka hedhur ka folur edhe për distancimin e saj nga Partia Demokratike.

Ajo tha se zhvillimet e fundit politike aktualisht kanë pasur mungesë të arsyes. Topalli këmbënguli se nuk ka asgjë personale me kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha dhe theksoi se nëse udhëheqja e demokratëve nuk do të kishte qenë e korruptuar, qeveria socialiste do të ishte rrëzuar që më përpara.

Topalli tha se nuk e ndërmori më parë nismën e saj të re politike pasi besonte se Partia Demokratike do të reformohej. Ajo këmbënguli se nuk u përfshi në garën për kryetar të PD-së pasi “ishte farsë”.

Prej shumë kohësh arsyeja se përse unë nuk kam ndërmarrë vendime ndryshe është sepse kam dashur shumë që Partia Demokratike të reformohej,” – u shpreh Topalli.

E vënë përballë kritikave që vijnë nga ish-partia e saj, e cila “i dha pushtet”, Topalli tha se lidhjet vazhdon t’i mbajë me elektoratin e djathtë, por jo me udhëheqjen aktuale.

Nuk i ngatërroj demokratët me ca struktura apo me udhëheqjen e sotme të asaj që quhet opozitë, dyshoj shumë të jetë Parti Demokratike sepse të jetë e tillë duhet të ketë votën, debatin, tolerancën dhe vizionin perëndimor, kjo është ëndrra e 30 viteve më para dhe që nuk është më. Unë s’e ngatërroj parimin me siglën,” – tha ish-kryeparlamentarja.

Topalli u ndal më tej te gara e shkuar për kryetar të PD-së. Ajo tha se “nuk kishte garë”, sepse “me video janë regjistruar manipulime të votave” dhe për këtë ajo nuk preferonte “të bëhej pjesë në një farsë”.

Me pamje dhe me zë është regjistraur manipulimi i votatave, nuk ia lejoj dot vetes përfshirjen në një garë që përfundon në një farsë,” – u shpreh Topalli përballë pyetjes se përse nuk u përfshi në garën për kreun e PD-së dhe ta ndryshonte partinë nga brenda.

Edhe sot kam një ftes, duke e lënë si shans apo dritare të hapur, nëse PD-ja do të kishte një udhëheqje të re dhe të pakorruptuar jam e sigurt se ajo do të fitonte zgjedhjet dhe nëse kjo do të kishte ndodhur më përpara qeveria Rama do të ishte rrëzuar, për të tjerat [kritikat] që ndodhin sot janë taktika të vjetra,” – tha Topalli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *