Vendosni fjalën kyçe....

Valteri i kërkon llogari Ahmetajt: Rindërtimi me hapin e breshkës, a janë lëvruar fondet e Konferencës së Donatorëve


Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputeti i opozitës Halit Valteri i ka kërkuar llogari ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj lidhur me menaxhimin e fondeve dhe procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuara pas tërmetit të nëntorit.

“Një vit më parë si sot Shqipëria provoi sinjalin shkatërimtar.  Ky makth ishte vetëm shkëndija e parë e asaj që do vinte më pas. Më 26 nëntor bilanci ishte katastrofik. Mijëra njerëz u zhvendosën dhe humbën banesat e tyre.

I nderuar ministër shqiptarët preisn nga ju a keni një shifër sa janë në çadra? Një dimër e kaluan në çadra. Sa fitojnë bonus qiraje dhe sa kohë do të jetë aktiv? Kemi punime me hapin e breshkës. Sa shtëpi private janë rindërtuar? A janë lëvruar fondet e konferencës së donatorëve? Kush është përgjegjësi i viktimave të pallateve që duhte të ishin shpallur të pabanueshme? A janë vënë lekët në zbatim të qytetarëve?”, tha deputeti Valteri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *