Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e tre minatorëve në Dibër, ministrja Xhaçka: Kemi detyrim të bëjmë më shumë për ta


Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila është gjithashtu drejtuese politike e PS-së në qarkun e Dibrës ka reaguar lidhur me vdekjen e tre minatorëve atje.

Në një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale, Xhaçka shpreh ngushëllimet e saj për familjarëve tre viktimave që humbën jetën mbrëmjen e kaluar në minierën e Selishtës.

Ministrja shprehet se  ka një detyrim për të bërë më shumë për jetën dhe familjen e minatorëve.

“Shumë dhimbje për familjet e minatorëve që humbën jetën në Selishtë. Në këtë moment tragjedie, me mendje e me zemër ju gjendemi pranë familjeve që lanë pas Fatos Çesku, Rushdi Rushiti e Ismail Hoxha. Ngushëllimet më të sinqerta, edhe pse, as fjalët e as dhimbja që ndajmë me ta nuk kanë për t’ua kthyer mbrapsht të dashurit e tyre. Ky është një vit i vështirë që vijon të na sprovojë të gjithëve. Por megjithatë, është detyrimi ynë që pavarësisht vështirësive e sfidave të bëjmë më shumë për minatorët e familjet e tyre”, shprehet ministrja.

Mëngjesin e sotëm u nxorrën të pajetë nga galleria, inxhinieri 64-vjeçar Ismail Hoxha dhe dy minatorët Fatos Çesku (55-vjeç) dhe Rruzhdi Rrushiti (33-vjeç).

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *