Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada Shqiptare në Turqi thirrje bashkëkombësve pas tërmetit: Ikni në një zonë të sigurt


Ambasada shqiptare në Turqi ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.6 që goditi sot Turqinë perëndimore.

Ambasada u bën thirrje shtetasve shqiptarë që gjenden në zonën e rrezikut, të transferohen në një zonë të sigurt ndërsa vë në dispozicion edhe një numër telefoni për raste emergjence.

“Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë perëndimore,pranë zonës së Izmirit. Ambasada shqiptare në Ankara i bën thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt dhe ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit +90 5495611985 për rast emergjence”, thuhet në deklaratën e Ambasadës shqiptare në Turqi.

Ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Kastriot Robo, tha më herët në një prononcim për televizionin “Neës 24” se në zonën e Izmirit, ka shumë shqiptarë por deri tani nuk raportohet për të lënduar.

 “Ishte një tërmet shkatërrues. Dyshohet se nën rrënoja ka viktima. Në Izmir dhe rrethinat e tij ka shumë shqiptarë. Nuk kemi raportime për shqiptarë të lënduar”, është shprehur ambasadori.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca ka konfirmuar se katër njerëz kanë humbur jetën nga tërmeti dhe 120 njerëz të tjerë kanë mbetur të plagosur nga tërmeti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *