Dy të mitur u vranë në ishullin Samos në Greqi pasi një mur u shemb gjatë një tërmeti të fuqishëm që goditi në Egjeun lindor të Premten, tha transmetuesi shtetëror ERT.
Adoleshentët u nxorrën nga rrënojat në operacionin e vazhdueshëm të kërkimit dhe shpëtimit që po zhvillohet në ishull.
Viktimat 17 dhe 15-vjeçar po ktheheshin nga shkolla kur muri i katit të parë të ndërtesës u shemb, duke shtypur dy nxnësit një rrugë të ngushtë në qytetin e Samos.
Zjarrfikësit që nxituan në vendngjarje ishin tepër vonë.
Deri më tani, tetë persona u raportuan të plagosur në tërmet të cilët po trajtohen në një spital dhe një klinikë në ishull. Sipas informacioneve, dëmtimet e tyre nuk ishin kërcënuese për jetën.
Shumica e dëmeve u gjetën në shtëpitë e vjetra në qytetet e Pitagorios, Karlovasit dhe Vatit.
Një pjesë e Kishës së Fjetjes së Shën Mërisë në Karlovasi është shembur. Askush nuk ishte brenda ndërtesës.