Demokratët vijojnë denoncimet për mungesën e tamponëve në spitale. Ish-deputeti Endri Hasa ka publikuar videon që më herët kishte ndarë në rrjet Gent Strazimiri, ku një qytetare debaton me një punonjëse të Shëndetësisë për mungesën e tamponëve.
“Ne Elbasan njerëzit po sorollaten për të bërë testin, dhe mbasi e bëjnë sorollatja vazhdon për të marrë pergjigjen.
Prej gati 1 jave nuk kryhen tampone për COVID-19 dhe mbi 300 qytetarë po presin për të bërë tampon.
E vetmja mjeke infeksioniste e Elbasanit është e karantinuar dhe as për të nuk kishte tampon.
Ndërkohë që ka shumë vatra në të gjithë qarkun asnjë masë nuk po merret dhe institucionet flejnë!”- shprehet ish-deputeti.
Hasa akuzon PS-në se në këtë qytet e zgjedh partia se kush duhet t’i nënshtrohet apo jo tampinimit për Covid-19. Ai thotë se duhet ndërhyrë sot për të zgjidhur këtë problem.
“Tamponet bëhen vetëm sipas oreksit të Xhevair Budanit të partisë.
Kush duhet të bëj tampon dhe kush jo e zgjedh partia.
Kush do shtrohet në spital dhe kush jo e zgjedh prap partia!
Këta janë kriminelët e rilindjes!
Emergjenca COVID-19 nuk pret më.
Emergjenca nuk zgjidhet me propagandë.
Duhet ndërhyrë sot!”- shkruan Hasa.