Konfirmohen katër viktimat e para pas tërmetit me magnitudë 6.6 që goditi Turqinë pasditen e sotme. Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca njoftoi se katër njerëz kanë humbur jetën nga tërmeti dhe 120 njerëz kanë mbetur të plagosur, sipas shifrave të deritanishme.
Ndërkohë tre njerëz janë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat, por kanë mbetur të plagosur.
Daily Sabah shkruan se lëkundjet u regjistruan në Detin Egje në një thellësi prej 16.5 kilometrash por shkaktuan dëme në të gjithë Izmirin dhe u ndjenë deri në Stamboll në veri.
Tërmeti ishte mjaft i fortë dhe njerëzit dolën në rrugë në panik.
VIDEO — Footage shows building destroyed by powerful tremor that struck western Turkeyhttps://t.co/ZQDw7t0GU3 pic.twitter.com/OiSkUnm1Cj
— DAILY SABAH (@DailySabah) October 30, 2020
Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu tha se gjashtë ndërtesa janë raportuar të shembura në rrethet Bayrakl Iz dhe Bornova të Izmirit. Ministri gjithashtu tha se dëmtime të vogla u raportuan edhe në provincat përreth si: përfshirë Uşak, Denizli, Manisa, Balıkesir, Aydın dhe Muğla.
Kryebashkiaku i Izmirit, Tunç Soyer, megjithatë tha se numri i ndërtesave të shembura ishte “afro 20”.
Menjëherë pas tërmetit, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha që të gjitha institucionet qeveritare ishin mobilizuar për të ndihmuar qytetin.
“Ne qëndrojmë me të gjithë qytetarët tanë të prekur nga tërmeti me të gjitha mjetet e mundshme. Të gjithë institucionet dhe ministrat tanë përkatës janë mobilizuar”– tha ai.
Pamjet dhe videot televizive që kanë qarkulluar në mediat sociale tregojnë njerëzit që heqin me dëshpërim mbeturinat e disa ndërtesave të shembura, për të arritur tek ata që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
VIDEO — Footage shows building destroyed by powerful tremor that struck western Turkeyhttps://t.co/ZQDw7t0GU3 pic.twitter.com/OiSkUnm1Cj
— DAILY SABAH (@DailySabah) October 30, 2020
Qytetarët në Izmir dhe në provincat fqinje janë paralajmëruar të qëndrojnë larg shtëpive të tyre në rast se kishte dëmtime të dukshme në ndërtesa.
Ndërkohë Instituti i Kërkimit të Tërmeteve ka paralajmëruar për tërmete të tjera dytësore.