Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi me mbështetës së saj në Pogradec ka komentuar formimin e partive të reja dhe më ekzaktësisht lëvizjen e re të krijuar nga Jozefina Topalli.
Kryemadhi e quajti lëvizje pozitive duke thënë se është një alternativë më shumë dhe një grua më shumë.
“I uroj suksese znj. Topalli. Një alternativë më shumë, një grua më shumë, kështu që i uroj suksese në të gjithë hapat e saj.
Ne jemi të hapur për të gjithë nuk është çështje e partive politike, këtu është çështja të gjithë kundër sektit të rilindjes, pastaj partitë politike mund të përfshihen si të duan.
Kodi i ri iu krijon problem partive të reja dhe atyre që duan të kandidojnë. Kodi i vjetër iu jepte mundësi partive të reja që dhe me 5000 vota apo 4500 të merrnin një vend në parlament, ndërsa me kodin e ri e kanë të pamundur”-tha Kryemadhi.