Vendosni fjalën kyçe....

Meta paralajmëron: Popullin do ta ngre kur të duhet, kam vite që nuk fle gjumë, tani po vjen momenti final


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, paralajmëroi se populli nuk duhet provokuar pasi sipas tij do ngrihet dhe do jetë dita e fundit.

Meta thotë se ka përgatitur strategjinë dhe do ngrerë popullin kur duhet.

Mos e provokoni popullin shqiptar. I ngre unë dhe vetëm një herë, do ti ngre atëherë kur duhet. Atë ditë që do të jetë dita e fundit

E kam me shpirt unë, me strategji. Kam vite që nuk fle gjumë. Tani po vjen momenti final dhe askush nuk mund t thotë nesër se presidenti nuk na tha.

Këtu institucionet kanë rënë, shteti është kapur dhe është koha të ngrihet populli.

Çdo gjë në kohën e duhur!

Është beteja e parë që fillon rivendosja e rendit kushtetues në Shqipëri”-tha Meta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *