Vendosni fjalën kyçe....

“Myslimanët në Evropë po linçohen si hebrenjtë para Luftës së Dytë Botërore” – Erdogan


Presidenti turk Erdogan ka kritikuar presidentin Macron të Francës dhe udhëheqësit e tjerë evropianë, duke i etiketuar homologët e tij ‘fashistë’ dhe kampionë të Islamofobisë dhe se po merrnin pjesë në një ‘fushatë linçimi’.

Erdogan vazhdoi luftën e tij të fjalëve me Macron pas komenteve të ashpra të presidentit francez që e cilësoi Islamin radikal pak ditë pas vrasjes së mësuesit Samuel Paty në Paris.

Duke folur nga pallati presidencial në Ankara të hënën, Erdogan tha se Macron po inkurajonte islamofobinë në një shkallë të madhe dhe paditi krerët e tjerë të shteteve evropiane se po bënin të njëjtën gjë.

“Muslimanët tani po i nënshtrohen një fushate linçimi të ngjashme me atë kundër hebrenjve në Evropë para Luftës së Dytë Botërore.” – tha Erdogan.

“Politikanët evropianë duhet të ndalojnë fushatën e urrejtjes të udhëhequr nga Macron.” –  shtoi presidenti turk, përpara se të kthente vëmendjen te kancelarja gjermane Angela Merkel, duke pyetur se si mund të kishte liri fetare në Gjermani pas një sulmi të policisë në një xhami në Berlin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *