Policia ka vijuar me masat për ndëshkimin e personave që nuk mbajnë maskë sipas aktit normativ.
Në ditën e sotme janë ndëshkuar nga policia 727 persona me masën administrative 3 mijë lekë.
“Në zbatim të masave anticovid, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 727 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë”-thuhet në njoftimin e policisë.