Presidenti i Këshillit Europian ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Më një cicërimë në Tëitter, Charles Michel shkruan se pritet me padurim zhvillimi i konferencës së parë për kornizën negociuese.
“Në komunikim online me Edi Ramën. Presim me padurim konferencën e parë ndërqeveritare që do të mblidhet pas miratimit të kornizës negociuese.
Angazhimi është i mirëpritur për reformat dhe zbatimin e BE-së.
Solidariteti i ndërsjellë gjatë # COVID19 ka përforcuar më tej marrëdhënien BE-Shqipëri”-shkruan Michel.