Vendosni fjalën kyçe....

Rama i del në mbrojtje Manastirliut: Fjala e saj u nxor nga konteksti


Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje Minsitres Ogerta Manastirliu për deklaratën e saj në parlament mbi trajtim selektiv në rast re tejmbushen spitalet për shkak të koronavirusit.

Sipas Ramës, kreu i opozitës Lulzim Basha e ka nxjerë nga konteksti fjalën e Ministres.

Rama ka sulmuar Bashën, Metën, Kryemadhin duke thënë se përdorin fjalor të keq vetëm që ajo që flasin të jetë sa më e zezë për publikun.

Sot Lulëzim Basha nxorri nga konteksti i fjalës së Ministres së Shëndetësisë, shprehjen e shqetësimit të saj për se si mosmarrja e masave individualisht nga çdo qytetar, mund të ndikojë në përkeqësimin e situatës në spitale, ku largqoftë, mund të arrihet në pikën ku arritën gjatë valës së parë spitalet e disa vendeve shumë më të zhvilluara, që zgjidhnin se kë mund të pranonin e kë jo nga mungesa e shtretërve!

Sipas Lulëzim Bashës, i cili e ka lëshuar krejt frerin e gjuhës dhe vetëm shan, shpif, akuzon e abuzon, në një përpjekje të dëshpëruar për të rikuperuar imazhin e tij që vetëm degradon çdo ditë prej paaftësisë, mendjelehtësisë e përgjumjes kronike, Ogerta Manastirliu, “kjo kriminele e pashpirt”, paska thënë që pacientët do u përzgjidhkan se “kush do kurohet e kush jo!”!

AS E KA THËNË, AS NUK KA DASHUR TË THOTË TJETËR GJË NGA AJO QË KA THËNË DHE THEMI PËRDITË: O NJERËZ MBRONI VETEN DHE TË TJERËT, SE VENDE SHUMË TË FORTA SE NE KANË GJETUR BELANË ME KËTË MORTJE!

Lulëzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta, tanimë krejt njësoj si famëkeqi Sali, nuk pyesin më se çfarë nxjerrin nga goja, mjafton që ajo çfarë thonë të jetë sa më e zezë, sa më e pistë, sa më e ulët për veshët e publikut, sepse ata janë në situatën e të mbyturit që kërkon me çdo kusht të të marrë me vete”-shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *